Becchetti do padisë Shqipërinë

 

Pronari i Leyton Orient konfirmoi se Francesco Becchetti do të kontestojë fuqishëm akuzat që i bëhen për pastrim parash dhe mashtrim. Sipas një shkrimi të publikuar nga “The Guardian”, italiani ka shpërndarë një njoftim zyrtar për këtë çështje.

Në komunikatë thuhet: “Francesco Becchetti është i në dijeni të faktit se në nisje të kësaj jave një gjykatë në Shqipëri ka lëshuar një urdhër arresti si dhe ka kërkuar bllokimin  pasurive të shoqërive shqiptare ndërsa ka pasur urdhër-arreste edhe në drejtim të personave të tjerë. Akuzat që kanë çuar në këto urdhra të gjykatës janë të pabazuar dhe të motivuara politikisht. Z. Becchetti është aktualisht i bindur në ndërmarrjen e procedimit gjyqësor përballë Republikës së Shqipërisë pasi në lojë janë shuma të mëdha parash. Duhet nënvizuar se këto akuza janë bërë për ta sulmuar dhe për t’iu bërë presion për ta zgjidhur çështjen në avantazh të Republikës së Shqipërisë. Z.Beccheti do të kontestojë akuzat e pabazuara kundër tij në momentin më të përshtatshëm”.

48-vjeçari dhe nëna e tij, citon “The Guardian”, bashkë me 2 bashkëpunëtorë janë akuzuar nga prokuroria shqiptare për shkelje të bërë në ndërtimin e një vepre hidroenergjitike që nuk përfundoi kurrë dhe që u ka kushtuar disa qeverive evropiane miliona euro dhe për taksa të papaguara. Ai rrezikon deri në 15 vite burg sipas raportit të medieve, – citon “The Guardian”

SHKARKO APP