Benet Beci: “Bilbilat e Vegjël” ndezin Shkodrën, 180 fëmijë në fazën e tretë të konkursit muzikor
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka ndarë një mesazh optimist në nisje të ditës, duke vënë në qendër energjinë dhe talentin e fëmijëve pjesëmarrës në konkursin muzikor “Bilbilat e Vegjël”.
Sipas Becit, konkursi ka hyrë në fazën e tretë, ku zërat e rinj po ngjiten në skenë me emocion dhe pasion për këngën. Rreth 180 fëmijë po japin më të mirën e tyre, duke e kthyer këtë etapë të garës në një festë të vërtetë të talentit të ri në Shkodër.
Postimi i plotë:
Mirëmëngjes ☀️
Me energjinë dhe talentin e “Bilbilave të Vegjël” të Shkodrës nis kjo ditë.
Konkursi muzikor ka hyrë në fazën e tretë, ku zërat e rinj po ngjiten në skenë me emocion dhe pasion për këngën.
Rreth 180 fëmijë po japin më të mirën e tyre, duke e kthyer këtë fazë në një festë të talentit të ri.
KOHA JONË SONDAZH

