Beci i përgjigjet kritikave: Ndërhyrjet në kanale kanë nisur që në 2023, rezultatet duken sot
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka reaguar pas kritikave se pastrimi i kanaleve të ujitjes dhe kullimit po kryhet vetëm tani. Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, ai u shpreh se puna ka nisur prej vitit 2023 dhe se ndërhyrjet janë dokumentuar në çdo njësi të territorit bashkiak.
“Nuk ka më të verbër se ata që nuk duan të shohin,” shkruan Beci, duke theksuar se kanalet ku është ndërhyrë kanë qenë të mbyllura, të padukshme dhe të bllokuara prej vitesh, si pasojë e “neglizhencës dhe përtacisë”.
Sipas tij, procesi është zhvilluar me kohë dhe në terren, jo vetëm për efekte të rrjeteve sociale. Beci shton se rezultatet tashmë janë të prekshme:
“Shkodra sot e ka të dukshëm efektin e kësaj pune,” deklaroi ai, duke nënvizuar se dokumentacioni dhe evidencat e punimeve janë të plota dhe të verifikueshme.
KOHA JONË SONDAZH

