Beci: Shkodra nuk është më kryefjalë e përmbytjeve
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka reaguar pas situatës së reshjeve të ditëve të fundit, duke theksuar se qyteti ka kaluar një provë të rëndësishme pa u përballur me përmbytje, siç ka ndodhur në të kaluarën. Ai u shpreh se kjo arritje është rezultat i punës së pandërprerë dhe serioze të strukturave përgjegjëse.
Sipas Becit, Shkodra tregoi se me menaxhim të kujdesshëm dhe ndërhyrje të vazhdueshme, rreziku i përmbytjeve mund të mbahet nën kontroll. Ai falënderoi punonjësit e Ujësjellës–Kanalizime, stafet e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, si dhe ekipet e Emergjencave Civile, të cilët kanë qenë ditë e natë në terren.
“Kjo nuk erdhi rastësisht”, theksoi Beci, duke vlerësuar angazhimin e çdo punonjësi që ka punuar në kushte të vështira atmosferike, në shi dhe nën presion, për të garantuar sigurinë e qytetit.
Ai shtoi se Shkodra sot është më e sigurt “sepse ata janë aty”, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe përgjegjësisë së ekipeve në terren./J.H/
Postimi i plotë:
KOHA JONË SONDAZH

