Beci: Situata hidrologjike në Shkodër në përmirësim, ulen nivelet e ujit në zonat e prekura

Situata hidrologjike në territorin e Bashkisë Shkodër paraqitet më e stabilizuar dhe në përmirësim krahasuar me një ditë më parë. Kjo bëhet e ditur në raportin ditor të datës 13 janar 2026, ora 08:00, të publikuar nga kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, pas monitorimit të vazhdueshëm gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit.

Në zonën e Obotit është konstatuar rënie e nivelit të ujit. Aksi rrugor që lidh fshatin Obot me rrugën kryesore vijon të ketë prezencë uji rreth 100 cm, nga 110 cm që ishte një ditë më parë, duke shënuar një ulje prej rreth 10 cm. Ky segment rrugor po monitorohet në mënyrë të pandërprerë./J.H/

Postimi i plotë

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?