Begaj takim me arbëreshët në Milano: Ura e miqësisë mes Shqipërisë dhe Italisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot në Milano një takim me një përfaqësi të arbëreshëve që jetojnë dhe punojnë në zonën e Lombardisë.

“Kënaqësi të takohesha sot në Milano me një përfaqësi arbëreshësh që jetojnë e punojnë aty.
Arbëreshët e Lombardisë, ashtu si ata në Kalabri, Siçili, Molise dhe kudo në Itali, janë gurë të fortë në themelin e urës së miqësisë mes dy vendeve, që vazhdon e forcohet çdo ditë.
Kjo diasporë historike është dhe model për diasporën e re, unike në mbartjen dhe ruajtjen e trashëgimisë gjuhësore e kulturore të kombit”, shkruan Begaj në një postim në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?