Bëhet kukulla Ken me paratë e gjyshërve (FOTO)

Rodrigo Alves është 34 vjeç dhe sapo ka kryer operacionin e tij të 59-të të kozmetikës, që paska qenë një nga më të vështirët e që i ka shkaktuar shumë dhimbje.

Sipas Daily Mail, Alves iu nënshtrua ndërhyrjes për transpantimin e flokëve. Ajo ka kushtuar 25 mijë dollarë. Procedura është realizuar në Los Angeles dhe ka zgjatur tetë orë. Gjatë këtyre orëve koka e tij ka qenë gjithë gjak. Ai ka treguar se kur u bë biond fitoi më shumë admirues, si vajza dhe djem.

Ndër ndërhyrjet e tjera që ka bërë janë ato në hundë, në qelizat staminale për mosplakjen e lëkurës, apo edhe të flokëve. Deri tani shuma e shpenzuar shkon diku te 500 mijë dollarë. Të gjitha shpenzimet i përballon falë një trashëgimie që i kanë lënë gjyshërit e tij. Më parë ka qenë stjuardes, tani punon në televizion.

Ndërhyrjet e radhës do të jenë te brinjët. Ka ndërmend të heqë 6 të tilla, për t`u dukur më elegant.

https://www.instagram.com/p/BaAhKcTn7a1/?taken-by=rodrigoalvesuk

https://www.instagram.com/p/BaHXSg-HU9D/?taken-by=rodrigoalvesuk

 

SHKARKO APP