“Bëj dashuri, jo shenja”, modelja ka një mesazh ndaj bukurisë

Bukuria nuk është parësore. Kjo dilemë shekullore, ka marrë një mesazh të qartë. Një modele 19 vjeçare, mbeti me probleme në fytyrë, pasi u sulmua me acid por ajo sfidoi perceptimin e bukurisë duke sfiluar në pasarelën e javës së modës në Nju­Jork.

Me një fustan të bardhë me qëndisje, të dizenjatores Archana Kochhar, modelja indiane Reshma Quereshi, i befasoi të gjithë. Eventi u mbaj në Allahbadit në Indi, ku ajo pësoi djegie të rënda në fytyrë dhe humbi njërin sy dy vite më parë, pasi u sulmua me acid sulfurik nga ish­-kunati i saj dhe burra të tjerë.

Sipas “Daily Mail”, pasi iu nënshtrua një sërë operacioneve kirurgjikale dhe tentoi të vetëvritej disa herë, e reja u takua me themeluesin e grupit “Bëj dashuri, jo shenja”, që ndihmon të mbijetuarit e krimeve me sfond gjinor.

Tani 19 ­vjeçarja është imazhi i fushatës online të grupit, që ka marrë mbi 1.3 milionë klikime.

SHKARKO APP