Bekim Balaj ndahet me Elita Rudin

Edhe pse aktualisht po shkëlqen në fushë, jeta private e Bekim Balajt nuk është në ditët e saj më të mira. Futbollisti i njohur i Kombëtares Shqiptare i ka dhënë fund lidhjes së tij më shumë se një vjeçare me prezantuesen e njohur Elita Rudi. Në fakt, çifti është përpjekur vazhdimisht ta mbante këtë raport jashtë vëmendjes mediatike, por fotot dhe miqtë e tyre i kanë “tradhtuar”. E ndonëse raporti mes tyre dukej si një romancë nga ato të konsoliduarat, që do të celebrohej një ditë, në fakt, ata i kanë dhënë fund, të paktën kështu kanë rrëfyer miqtë e Balajt dhe Elitës, sipas të cilëve arsyeja e ndarjes është kontrata e re e futbollistit. “Të dy e dinin që, nëse Bekimi do të largohej në Rusi, lidhja do të përfundonte”, tregojnë burimet, sipas të cilave ka qenë Elita ajo që e ka vënë futbollistin përpara zgjedhjes. “Elita nuk e përballonte dot një lidhje në distancë. Gjatë kohës që Balaj punonte në Kroaci ajo shkonte shpesh ta takonte, por deri në Rusi është e pamundur”, thonë burimet për ‘Bluetooth’.

SHKARKO APP