Belind Këlliçi: Rama të jap dorëheqjen, ne do qëndrojmë këtu!

PD po zhvillon protestë Kombëtare përpara Kryeministrisë. I pari që ka marrë fjalën në podium ka qenë deputeti Belind Këlliçi, i cili hodhi akuza të rënda ndaj qeverisë Rama për lidhje me krimin e organizuar, si dhe e cilësoi ekzekutivin shqiptar si tejet të korruptuar.

”Do ta largojmë  Edi Ramën. Këmbanat që po bien po u kujtojnë se pushteti nuk është i përjetshëm. Ky shesh sot nuk po kërkon, por po vendos. Ky është mësimi. Ky është precedenti. Shqiptarët nuk rrëzojnë shtetin. Shqiptarët rrëzojnë abuzimin. Populli të vendos. Populli të heq. Sot këtu është vetëm fillimi”- tha ndër të tjera deputeti.

Fjala e plotë e deputetit Belind Këlliçi:

Swiss Digital Desktop Reklama

Të nderuar qytetarë, Sot nuk jemi mbledhur për një ritual politik e as për një protestë të radhës. Sot jemi këtu si misionarë, jemi këtu për të bërë histori dhe për të thënë të vërtetën: Ky pushtet ka mbaruar. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen TANI. Jo nesër. Jo pas zgjedhjeve. Jo kur t’i leverdisë. TANI. Këtu krahë nesh, në hijet e pushtetit që mishëron kjo godinë, ka disa kohë që luhet një dramë e madhe. Frikë, dhunë, shantazh, thika pas shpine e tradhëti mes ortakësh. Zija ka rënë në pallatin e korrupsionit. Gjumi i tyre është prishur, përfundimisht! Ata hyjnë e dalin nga kjo godinë, jo për të qeverisur, por për dy arsye: për të zhdukur provat e krimeve dhe për të mbledhur prova kundër njëri-tjetrit. Visi ka ruajtur mesazhet e Ballukut. Balluku ka ruajtur mesazhet e Palloshit. Ndërsa Gysi i ka filmuar të gjithë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kamera të fshehta, telefonata të regjistruara, usb të ruajtura, përgjime në kasaforta, të gjitha mes bandës kriminale që ende e quan veten “qeveri”. Kreu i organizatës Edi Rama, nuk di më kë të mbrojë e kë të lëshojë. Miliarda euro të grabitura në çdo tender, në çdo kantier, në çdo pasuri publike e private, sot nuk i bëjnë më derman. Sepse të nderuar qytetarë edhe ju e dini tashmë se mekanizmi përbindësh ka rënë. Me paratë e pasuritë e shqiptarëve, kjo bandë siguroi për 13 vite me rradhë vota, aleanca, mbështetje, lobim ndërkombëtar, karlomedia, krim dhe luks të shfrenuar personal.

E gjithë kjo makineri u mbajt gjallë mbi frikën, presionin, dhunën ndaj qytetarëve, mbi shpopullimin masiv dhe përpjekjen e vazhdueshme për të likujduar opozitën. Miliarda euro të zhdukura nga xhepat tanë, bashkë me shëndetin, edukimin, sigurinë rrugore, ushqimore, cilësinë e jetës. Kjo bandë detyroi të ikin nga sytë këmbët plot 1,1 milionë shqiptarë. Ama sot historia është përmbysur! Ata që kanë frikë, ata që kërkojnë të arratisen, të fshihen, të mos dalin më para njerëzve, janë pikërisht këta që qeverisin kriminalisht për më shumë se një dekadë.

Ndaj sot dua t’ju drejtohem juve. Demokratë që nuk u përkulët, qytetarë që nuk shitët dinjitetin, gazetarë dhe njerëz publikë që nuk u bletë, ju që denoncuat, qëndruat, që folët kur ishte e rrezikshme të flisje. Ja ku jemi dhe sa shumë jemi! Sot jemi këtu edhe për të dhënë një mësim politik. Mësimin më të vyer që një popull mund t’u japë mandatarëve të vet: Mandati nuk është pronë. Nuk është privilegj. Nuk është licencë për të vjedhur. Kush merr mandat është shërbëtor i qytetarëve, jo pronar i shtetit. Nëse vjedh, largohesh. Nëse shkel besimin, mandati mbaron. Nëse e trajton shtetin si plaçkë, përgjigjesh para ligjit. Dhe o sot o kurrë, sepse ajo që vendosim sot do të jetë precedent për të ardhmen!

Një precedent që nuk guxon më askush ta përmbysë. Askush nuk ka imunitet nga zemërimi qytetar. Askush nuk duhet të ushqejë iluzionin se kur qeveris kundër popullit, të pret qetësia. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen tani edhe si akt emergjence kombëtare. Sepse Edi Rama ka kohë që nuk është më kryeministër, por është Kapo-Banda i një sistemi abuzues, grabitës, shkatërrues dhe shpopullues. Por kur reziston, kur nuk i nënshtrohesh asnjë pazari, ja ku vjen edhe përmbysja finale, ajo e paimagjinueshmja. Ata që na mbanin nën frikë, sot jetojnë me frikë. Ata që na shantazhonin, sot shantazhohen mes tyre. Ata që predikonin stabilitet, sot nuk kontrollojnë as hijen e vet.

Shqipëria është në një moment shumë të vështirë, por edhe buzë një shprese të re. Sepse zgjidhjet, kapacitetet e njerëzit janë këtu. Ky vend nuk ka marrë fund, fundi po u vjen atyre që u investuan që kjo të ndodhte. Demokracia nuk vdes në një ditë. Vdes vetëm kur njerëzit binden se nuk ka alternativë dhe për këtë mashtrim të ndyrë u investua ky pushtet me karlomediat e tij. Alternativë ka. E nisëm betejën kundër Grupit të Strukturuar Kriminal 5D dhe ishim pak. Thoshin s’keni për t’ja dalë se janë shumë të fortë, kanë miliarda e janë të frikshëm. Qëndruam. Protestuam 44 javë rresht, denoncuam çdo ditë e depozituam dosje pa fund. Ku janë ata sot? Të gjithpushtetshmit që blenin votat e Tiranës?! Janë të gjithë në burg, bashkë me kryetarin e tyre.

E njëjta histori me Ballukun. Na u turrën se e kemi të kotë. Bela-Mafia nuk preket. Është më e fortë se Rama. Denoncuam Tunelin, lotet e rrugëve, Tigrin 1&3, KESH-in, ARRSH-në. Dhe ja ku po i vjen ora Ballukut me gjithë bandën e saj, nëpër burgje, arreste e ndjekje penale. Por do ta bëjmë edhe aktin e fundit, pa na u dridhur qerpiku.

Do ta largojmë edhe Edi Ramën. Këmbanat që po bien po u kujtojnë se pushteti nuk është i përjetshëm. Ky shesh sot nuk po kërkon, por po vendos. Ky është mësimi. Ky është precedenti. Shqiptarët nuk rrëzojnë shtetin. Shqiptarët rrëzojnë abuzimin. Populli të vendos. Populli të heq. Sot këtu është vetëm fillimi! Dorëheqje Edi Rama! Dorëheqje! Dorëheqje! Dorëheqje!

Dhe para se ta mbyll, kam një mesazh personal për kamikazin në Komisariatin nr.4, Feliks Hodaj. Ti bandit i keqpërdorur, harroje shantazhin ndaj demokratëve me ato deklaratat me shkrim që u kërkon të firmosin për të mos marrë pjesë në protestat kundër këtij Narkoshteti. Ne nuk kemi frikë kreun e Narkoshtetit, e jo më të të llogarisim ty. Guxo dhe njëherë të vetme tu biesh në qafë demokratëve, dhe do merremi personalisht me ty. Forca qytetarë, bashkë do i’a dalim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?