Belind Këlliçi: Sot nuk e përmbajmë dot shfrimin, zemërimin dhe shpirtin irritues të protestuesve te kryeministria!

Protesta e sotme nuk do të jetë si protestat e tjera, pra me fjalime e me pas duke u shpërndarë.

JO! Që do të ketë shfrim e përplasje që në fillim, kjo është paralajmeruar nga lideri demokrat dje, por se si do jetë kjo protestë e jep edhe deputeti demokrat Belind Këlliçi, ku tha sot se nuk i mbajmë dot para kryeministrisë.

Belind Këlliçi ndër të tjera sqaroi se “Si kurrë më parë, fryma është e jashtëzakonshme, jo vetëm për pjesëmarrjen në protestë, por kjo na ka vënë para një përgjegjësie shumë të madhe edhe deputetëve të opozitës, Partisë Demokratike, edhe funksionarëve të PD-së që kërkohet një protestë e fortë, kërkohet një reagim shumë i fortë dhe kudo ku shkon, në biznese të vogla, në supermarkete të vogla, në dyqane të vogla, në banorët që kemi takuar, në qytetarët e zakonshëm që i kemi takuar në rrugë, të gjithë bien dakord që është mbushur kupa, është derdhur dhe që duhet të largohen një orë e më parë. Pra reagimi është i tillë dhe jam i bindur që sot do ketë një protestë ndryshe nga herët e tjera”- tha deputeti demokrat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?