Benet Beci: Bashkia Shkodër renditet e para për transparencë dhe llogaridhënie
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka bërë të ditur se Bashkia Shkodër është renditur në vendin e parë për transparencë, llogaridhënie dhe përmbushje të premtimeve publike, sipas vlerësimit të organizatës së verifikimit të fakteve Faktoje.al.
Postimi i plotë:
Bashkia Shkodër renditet në vendin e parë për transparencë, llogaridhënie dhe përmbushje të premtimeve.
Faktoje.al, organizata mediatike e verifikimit të fakteve që monitoron 10 bashki në vend dhe 40 premtime publike, e ka vlerësuar Bashkinë Shkodër në nivelet më të larta të transparencës.
Ky është një standard që ndërtohet me punë të përditshme, raportim të hapur dhe përgjegjësi ndaj çdo angazhimi publik.
Sepse besimi i qytetarëve fitohet me fakte. Dhe Shkodra po i qëndron fjalës së dhënë.
KOHA JONË SONDAZH

