Benet Beci: Dy çmime për Shkodrën në Kroaci, fëmijët e Qendrës “Kujtim Alija” triumfojnë në Zagreb

Një lajm i bukur vjen nga Kroacia, ku fëmijët e Qendrës Kulturore të Fëmijëve “Kujtim Alija” kanë shkëlqyer në Festivalin Ndërkombëtar Teatror të Fëmijëve, që u mbajt në Zagreb. Me musical-in “Matilda”, ata u shpallën fitues të Çmimit Special të Festivalit, duke u renditur të parët mes grupeve pjesëmarrëse nga vende të ndryshme.

Një sukses i veçantë shënoi edhe Jasemin Çaku, e cila u vlerësua me Çmimin e Aktores më të Mirë Protagoniste, duke i dhënë Shkodrës edhe një tjetër arsye për t’u krenuar.

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ndau lajmin në rrjetet sociale, duke e cilësuar këtë arritje si një tjetër dëshmi se Shkodra ka ambasadorët më të mirë të artit, fëmijët e saj, të cilët me talentin dhe pasionin e tyre nderojnë qytetin në arenën ndërkombëtare./J.H/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?