Benet Beci falënderon pjesëmarrësit e “Luleborë”: Dy net magjike plot emocione

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka ndarë një mesazh falënderimi pas përfundimit të Festivalit “Luleborë”, duke e shoqëruar me tingujt e këngës fituese të edicionit të këtij viti.

“Mirëmëngjes me tingujt e këngës fituese të Festivalit ‘Luleborë’! Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për emocionet e mrekullueshme që na dhuruan në këto dy net magjike!”, shkruan Beci në postimin e tij. 🌸✨

Festivali “Luleborë”, tashmë një nga ngjarjet më të dashura kulturore në Shkodër, mblodhi këtë vit artistë të rinj dhe emra të njohur të muzikës shqiptare, duke sjellë një atmosferë festive dhe plot art në qytetin verior./J.H/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?