Benet Beci inspekton investimin e ri në shkollën “Ismail Qemali”
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka nisur ditën me një inspektim në terren në shkollën 9-vjeçare “Ismail Qemali”, duke ndjekur nga afër ecurinë e punimeve për një nga investimet më të reja në arsim, që synon të krijojë kushte moderne dhe funksionale për nxënësit.
“Mirëmëngjes ☀️
Inspektim në terren në shkollën 9-vjeçare “Ismail Qemali”, e cila shumë shpejt do të kthehet në një tjetër model suksesi i investimeve në arsim në Shkodër.
Së bashku me drejtuesit e shkollës, përfaqësues të firmës fituese dhe arkitektët, pamë nga afër ecurinë e punimeve, që aktualisht janë në fazën fillestare. Diskutuam çdo detaj teknik, me fokus të qartë: çdo hapësirë të ndërtohet në funksion të nxënësve dhe një standardi bashkëkohor mësimdhënieje”, shkruan Beci në postimin në facebook.
KOHA JONË SONDAZH

