Benet Beci: Këndi i ri sportiv për nxënësit e shkollës “Xheladin Fishta”

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka ndarë lajmin për rikonstruksionin dhe hapjen e këndit të ri sportiv në shkollën “Xheladin Fishta”, një institucion me histori të gjatë në sportin shkodran dhe kombëtar.

“Shkolla ‘Xheladin Fishta’ ka një traditë të jashtëzakonshme sportive, nga ku kanë dalë emrat më të mirë të sportit shkodran e kombëtar. Për fat të keq, terrenet sportive të kësaj shkolle prej vitesh ishin në gjendje të mjeruar. Sot jam i lumtur që nxënësit e ‘Xheladin Fishtës’ kanë më në fund këndin e tyre sportiv,” shkruan Beci në një postim në rrjetet sociale.

Sipas tij, hapësira e re do t’u mundësojë nxënësve të zhvillojnë aktivitetet e tyre sportive në kushte moderne, duke ndjekur pasionin për sportin “ashtu si brezat që kanë lënë gjurmë në historinë sportive të qytetit.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?