Benet Beci: Lirimi i hapësirave publike prek çdo cep të qytetit

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka reaguar për ndërhyrjen pranë Agjencisë së Kadastrës në Shkodër, duke theksuar se hapësirat publike nuk mund të zaptohen dhe se institucionet duhet të garantojnë akses të sigurt e dinjitoz për qytetarët. Sipas tij, aksioni për prishjen e shkallëve të improvizuara dhe pastrimin e objekteve të paligjshme është pjesë e angazhimit për t’i rikthyer qytetit standardin dhe funksionin e duhur.

Postimi i plotë:

Lirimi i hapësirave publike prek çdo cep të qytetit, përfshirë edhe institucionet.
E papranueshme që hyrja në një institucion publik të bëhet përmes shkallëve të improvizuara dytësore. Pranë ambienteve të Agjencisë së Kadastrës në Shkodër, u ndërhy për prishjen e tyre dhe për pastrimin e zonës përreth nga objektet e paligjshme që kishin mbirë pa asnjë standard e leje.
Institucionet publike duhet të ofrojnë akses të sigurt, dinjitoz dhe të rregullt për çdo qytetar. Hapësira publike nuk është tokë e zaptuar, por pronë e përbashkët që duhet respektuar.
Falënderojmë institucionin për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, për t’i rikthyer kësaj zone pamjen e merituar dhe funksionin që i takon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?