Benet Beci me emblemat e sportit: Nderim për historinë dhe plane të reja për stadiumin “Loro Boriçi”
Në prag të 107-vjetorit të klubit tonë të zemrës, Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, zhvilloi një takim emocionues me ikonat që shkruan historinë e sportit ndër vite. Ky bashkëbisedim shërbeu si një urë lidhëse mes lavdisë së kaluar dhe projekteve që synojnë modernizimin e simboleve tona sportive.
Postimi i plotë:
Në prag të 107-vjetorit të Vllaznisë, pata kënaqësinë të takoj emblemat e sportit shkodran , figura që kanë lënë gjurmë në futboll, basketboll, peshëngritje, ciklizëm dhe në çdo disiplinë ku Vllaznia ka ngritur lart emrin e qytetit.
Në këtë tryezë vlerësimi dhe reflektimi, u diskutua për vëmendjen e shtuar ndaj Stadiumi Loro Boriçi, si simbol i krenarisë sonë sportive, si dhe u ndanë mendime të vyera për emërtimin e tribunave me emrat e kolosëve të futbollit shkodran. I ndoqa me vëmendje dhe konsideratë propozimet e paraqitura, si një hap që lidh historinë me të ardhmen.
Ky përvjetor na kujton se Vllaznia është më shumë se një klub: është traditë, pasion dhe identitet qytetar. Detyra jonë është ta ruajmë këtë trashëgimi me respekt dhe ta forcojmë për brezat që vijnë. 🏆❤️💙
KOHA JONË SONDAZH

