Benet Beci ndan pamje mahnitëse nga Boga: Mirëmëngjes me këto pamje

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa pamje mahnitëse nga zona e Bogës, një prej destinacioneve më të bukura malore në veri të vendit.

Në postimin e tij, Beci shkruan shkurt: “Mirëmëngjes me këto pamje të Bogës”, duke e shoqëruar statusin me fotografi që tregojnë natyrën e mrekullueshme të zonës nën dritën e mëngjesit.

Boga, e njohur për peizazhet alpine dhe ajrin e pastër, është një ndër atraksionet që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje nga turistët vendas dhe të huaj. Me këtë postim, kryebashkiaku Beci duket se synon të promovojë potencialin turistik të Shkodrës dhe bukuritë natyrore që e rrethojnë./J.H/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?