Benet Beci: Ndërhyrje urgjente për sigurinë publike në një banesë të braktisur në rrugën Babaj

Pas raportimeve të qytetarëve për një banesë tejet të amortizuar dhe të braktisur, nga e cila ishin shkëputur pjesë të çatisë duke rrezikuar sigurinë e kalimtarëve, Bashkia Shkodër ka ndërhyrë menjëherë.

Sipas kryetarit të Bashkisë Shkodër, Benet Beci, Ndërmarrja e Shërbimeve Publike ka kryer pastrimin e banesës së braktisur në rrugën Babaj, duke larguar elementët e rrezikshëm që përbënin kërcënim për qytetarët dhe mjedisin përreth.

Ndërhyrja u realizua me qëllim garantimin e sigurisë publike dhe parandalimin e çdo incidenti të mundshëm, në vijim të angazhimit të bashkisë për t’iu përgjigjur në kohë problematikave të evidentuara nga komuniteti./J.H/

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi në Facebook:

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?