Benet Beci: Nga sheshi “Demokracia” deri në lagjen Rus, ndriçimi rrugor do të përmirësohet

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka njoftuar nisjen e një projekti për përmirësimin e infrastrukturës së ndriçimit rrugor në qytet. “Kemi trashëguar një sistem ndriçimi të vjetëruar dhe të amortizuar ndër vite. Rasti më tipik është segmenti nga sheshi ‘Demokracia’ deri në fund të lagjes Rus”, deklaroi Beci.

Projektit po i jepet zbatim në kuadër të programit “Bashki të Zgjuara Energji”, në partneritet me SECO – Sekretariatin Zviceran për Çështjet Ekonomike, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe Agjencinë për Efiçencë të Energjisë.

Sipas kryetarit të Bashkisë, ndërhyrja do të përfshijë zëvendësimin e linjave ekzistuese të ndriçimit rrugor, gjë që do të kontribuojë në kursim të energjisë dhe krijimin e një mjedisi më të qëndrueshëm për qytetarët e Shkodrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të qytetit dhe rritjes së cilësisë së jetës për banorët”, tha Beci.

Swiss Digital Mobile Reklama

Postimi i plotë: 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?