Benet Beci përkujton Dom Simon Jubanin: Zëri i lirisë shpirtërore të shqiptarëve
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka ndarë një reflektim të veçantë për Dom Simon Jubanin, meshtarin e guximshëm që ka lënë gjurmë të paharrueshme në historinë e vendit.
“Disa njerëz e shkruajnë emrin e tyre me germa të arta në historinë e vendit. Një prej tyre është Dom Simon Jubani, i cili më 4 nëntor 1990 kremtoi Meshën e parë publike pas dekadave të errëta të diktaturës komuniste. Në atë ditë historike, ai u bë zëri i Zotit dhe i lirisë, duke shpallur Lirinë e Besimit për të gjithë shqiptarët. Ky akt mbeti si një dritë që ndriçoi udhën e shpresës, ringjalljes dhe lirisë shpirtërore të kombit tonë”, shkruan kryebashkiaku./J.H/
KOHA JONË SONDAZH

