Benet Beci pret nxënësit e shkollës “Azem Hajdari” në Bashkinë Shkodër
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka pritur në një takim të veçantë nxënësit e shkollës “Azem Hajdari”, të cilët po zhvillojnë projektin “Dua të njoh qytetin tim” në kuadër të lëndës së qytetarisë.
Postimi i plotë:
Me shumë kënaqësi prita në zyrë nxënësit e shkollës “Azem Hajdari”, të cilët po realizojnë projektin “Dua të njoh qytetin tim”.
Në kuadër të lëndës së qytetarisë, ata zgjodhën të njihen nga afër me funksionimin e pushtetit vendor, rolin e Kryetarit të Bashkisë dhe të Këshillit Bashkiak.
Të flasësh me fëmijët për mënyrën si merret një vendim, si ndërtohet një projekt apo si funksionon një institucion, është një investim i vogël sot, por me vlerë të madhe për nesër.
KOHA JONË SONDAZH

