Benet Beci: Shkodra zgjohet më e qetë pas një nate gatishmërie

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka reaguar mëngjesin e sotëm përmes një statusi në rrjetet sociale, ku bën me dije se situata në qytet paraqitet më e qetë pas një nate gatishmërie.

Sipas Becit, ekipet në terren kanë qenë në ndjekje të vazhdueshme të situatës deri në orët e para të mëngjesit, duke raportuar zhvillimet në kohë reale. Nga të dhënat e mbledhura gjatë natës, nuk janë evidentuar problematika serioze dhe qyteti është zgjuar pa shqetësime të mëdha.

“Pas një nate gatishmërie deri në orët e para të mëngjesit, nga raportimet e grupeve në terren, Shkodra zgjohet më e qetë”, shkruan Beci, duke shoqëruar mesazhin me një urim për qytetarët./J.H/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?