Benet Beci takon Myftiun e Shkodrës: Bashkëpunim për zhvillim dhe frymë bashkimi në qytet

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka pritur në zyrë Myftiun e Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, në një takim të zhvilluar në frymë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi.

Gjatë bisedës, u diskutua për projektet e përbashkëta që janë në zbatim mes Bashkisë dhe Myftinisë së Shkodrës, si dhe për nismat e reja që pritet të konkretizohen në të ardhmen.

Beci theksoi rëndësinë që mbart muaji nëntor, i cili shënon 35-vjetorin e rikthimit të lirisë së besimit në Shkodër dhe në mbarë Shqipërinë. Ai nënvizoi se ky përvjetor është një moment reflektimi mbi vlerat e tolerancës fetare dhe bashkëjetesës që kanë karakterizuar gjithmonë qytetin e Shkodrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Bashkia Shkodër dhe Myftinia, si dy institucione që përfaqësojnë komunitetin dhe banorët e qytetit, janë bashkë për të përcjellë mesazhe bashkimi, zhvillimi, rregulli dhe tolerance – vlera që Shkodra i ka dëshmuar ndër vite,” u shpreh Beci.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?