Beni kujdes! Nëse abuzoni me këto pije rrezikoheni nga kanceri në zorrën e trashë

Vetëm 2 gota verë në ditë mund të rrisin kancerin e zorrës me gati 21%, paralajmëron një studim i ri.

Duke kthyer për qejf dy gota verë në ditë, rritet rreziku i kancerit kolorektal dhe i fytit me 1/5. Ndërsa ata që konsumojnë më shumë se 4 pije alkoolike në ditë vënë veten në rrezik të lartë nga kanceri i pankreasit, mëlçisë dhe stomakut.

Ky paralajmërim vjen pasi shkencëtarët zbuluan se mesatarisht britanikët konsumojnë 2.1 pije alkoolike çdo ditë. Nga ana tjetër, kanceri kolorektal, i pankreasit dhe mëlçisë marrin më shumë se 3 milionë jetë njerëzish çdo vit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Konsumimi i alkoolit në Evropë është më i lartë se në çdo rajon tjetër në botë, ku më shumë se 1/5 e tyre mbi moshën 15 vjeç e teprojnë

Swiss Digital Mobile Reklama

me pijen të paktën njëherë në javë. Si pasojë, kontinenti jonë ka edhe përqindjen më të lartë të sëmundjeve dhe vdekjeve të parakohshme të lidhura direkt e alkoolin. Pavarësisht niveleve të larta të konsumimit të alkoolit në të gjithë Evropën, studimet kanë treguar se më shumë se 90% e njerëzve nuk janë në dijeni për lidhjen mes alkoolit dhe kancerit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?