Benzema falenderon tifozët për mbështetjen: Nata perfekte për mua

Karim Benzema ishte heroi i Realit në sulm teksa me dy golat e tij i dhuroi finalen madrilenëve. Ai shprehu lumturinë pas ndeshjes ku falenderoi përzemërsisht tifozët për mbështetjen.

“Ishte një ndeshje e vështirë ndaj një kundërshtari shumë të fortë, sic mund ta shohim edhe nga ndeshja e parë. E dinim se duhej të bënim një ndeshje shumë të vështirë, me shumë intensitet, dhe e vazhduam atë me këta dy gola. Jemi shumë të lumtur që kemi arritur në finale.”

“Ishte një natë perfekte për mua dhe për të gjithë. Jam këtu për të punuar. Ka momente të mira dhe tjera të vështira. E vërteta është se unë e kam shijuar shumë ndeshjen, me tifozët dhe të gjithë ekipin”, tha francezin.

SHKARKO APP