Beqiraj flet për emërimin si këshilltare e Ramës për ekonominë

Në daljen e parë si këshilltare e Kryeministrit Rama për Ekonominë, Irena Beqiraj ka folur për largimin e saj si zëvendës/Ministre e Financave dhe përshtatjen me detyrën e re.

Në emisionin “Ekopolitikë”  në “Ora News”, Beqiraj tha se në karrierën e saj është udhëhequr gjithmonë nga parimi: Mos u bëj e pazëvendësueshme.

Më shuaj një kuriozitet, më mirë këtu në këtë detyrë apo si zëvendës/ministre e Financave.

Beqiraj: Në karrierën time profesionale unë jam udhëhequr vetëm nga një parim, i cili ka konsistuar në faktin që gjithmonë i kam thënë vetes mos u bëj e pazëvendësueshme në mënyrë që të ketë promovim. Edhe në Ministri të Financave tregoi që nuk u bëra e pazëvendësueshme. Mbase dhe prandaj dhe u promovova. Megjithatë unë ndryshimin e shikoj më tepër jo si një vlerësim të punëve të bëra apo dhe në ato që nuk u bënë mirë në atë kohë që unë shërbeva në Ministri të Financave, por më tepër si një oportunitet për të bërë gjëra më shumë.

Dhe për një fokus më shumë tek ekonomia?

Beqiraj: Në të gjitha pozicionet që kam qenë fokusi ka qenë vetëm ekonomia.

SHKARKO APP