Berat Buzhala: Festa e Ramës me kombëtaren, si Korea e Veriut

Drejtori i gazetës Express në Prishtinë, gazetari Berat Buzhala, nuk e ka kursyer ironinë për festën mediokre që kryeministri Edi Rama organizoi dje në Tiranë për ekipin kombëtar të futbollit. Ja se çfarë shkruan ai në profilin e tij në facebook:
“Me motive sportive, para dy vjetëve edhe Korea e Veriut e kishte organizuar një festë pak a shumë po kaq mbresëlënëse, sa kjo e Edi Ramës në Tiranë.
Korea e Veriut, në vitin 2014, sipas liderit të tyre suprem, Kim Jong Un, e kishte fituar Kupën e Botës në Futboll, që ishte organizuar në Brazil. Sipas raportimit të televizionit shtetëror të Koresë, kjo kombëtare e kishte mposhtur Japoninë 7- 0, SHBA 4-0, kurse Kinën, me të cilën kishin raporte më miqësore, vetëm 2- 0. Në finale, në anën tjetër e kishin mposhtur Portugalinë.
Për ju që nuk e dini, në vitin 2014, Korea e Veriut as që ishte kualifikuar fare për në Kampionatin Botëror.
Në rastin e Shqipërisë, trillimi nuk është kaq bizar sa në Kore. Shqipëria ka marrë pjesë në Kampionatin Evropian të Futbollit. Madje edhe ka sëenuar plot një gol”, përfundon Buzhala

SHKARKO APP