Berisha bëhet me SPAK-un!
Teksa prej muajsh e ka akuzuar SPAK-un si një institucion nën kontrollin e Edi Ramës, Sali Berisha duket se ka ndryshuar qëndrim pas zhvillimeve që përfshijnë ish-zv.kryeministren Belinda Balluku. Në një reagim të ri, Berisha thotë se kryeministri “është i frikësuar” dhe po sulmon drejtësinë nga frika e hetimeve.
“Rama ndjen rrezikun, i nxjerr dhëmbët drejtësisë!”, shkruan Berisha, duke theksuar se kryeministri është “i tmerruar nga Lubi Balkuku dhe SMS-të që i ka dërguar Ervis Berberit për tunelin e Palloshit të gjatë”.
Sipas tij, deklarata e fundit e Ramës – ku kryeministri paralajmëroi se “ka një kufi kushtetues mes pushteteve të pavarura dhe nuk do të lejojë shkeljen e tij” – është një mesazh më shumë në funksion të vetëmbrojtjes.
Berisha interpreton fjalët e Ramës si: “Belindën kurban, por më harroni mua, sepse unë jam Kushtetuta dhe mjerë kush kalon kufirin.”
Ish-kryeministri shton se kryeministri e ka humbur kontrollin dhe se “asgjë nuk e shpëton më” nga përgjegjësitë ligjore.
“Edvin, asgjë në botë nuk të shpëton nga krimet e tua të rënda”, përfundon Berisha
KOHA JONË SONDAZH

