Berisha: Dje i bindëm shqiptarët se do e mundim Ramën

Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë një konference shtypi në selinë e PD, tha se protesta e djeshme bindi çdo shqiptar se fitorja mbi narkoregjimin është e sigurt.

Berisha tha se Edi Rama është një kufomë politike e pakallur. Ai shton se regjimi i Ramës kundërmon në Shqipëri dhe në Europë dhe duhet hedhur sa më parë.

“Qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë meritojnë mirënjohjen më të pakufishme, nderimin më të madh, të cilët dje me kryengritjen e tyre paqësore, i zbardhën faqen Shqipërisë, shënuan një kapitull të ri në kryengritjen paqësore të popullit shqiptar kundër narkoregjimit të Edi Ramës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas 20 shkurtit të vitit 1991, 10 shkurti i vitit 2026 do të shënohet në analet e përpjekjeve të shqiptarëve për liri dhe dinjitet kombëtar dhe njerëzor si ngjarja më e rëndësishme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si faqja më e ndritur e kryengritjes paqësore të shqiptarëve për çlirimin nga diktatura autoritare e organizatës kriminale që kryesohet nga Edi Rama.

Një mirënjohje dhe nderim të pakufishëm atyre burrave dhe grave, djemve dhe vajzave, që dje me protestën e tyre, kryengritjen e tyre paqësore, rikthyen shpresën, rikthyen besimin e shqiptarëve në triumfin e tyre, në fitoren e tyre mbi narkoshtetin.

Shqipëria është tjetër sot, nuk është më kurrë ajo e një dite më parë.

Dhe kjo është merita e madhe e njerëzve të sakrificës, e njerëzve të idealeve, e njerëzve të gatshëm të përballen për të mbrojtur vlerat më të çmuara të njeriut.

Detyrimi ndaj tyre është i pakufishëm.

Protesta e djeshme bindi çdo shqiptar se fitorja mbi narkoregjimin është e sigurt.

Se Edi Rama është një kufomë politike e pakallur.

Se regjimi i tij kundërmon në Shqipëri dhe në Europë dhe duhet hedhur sa më parë.”– tha Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?