Berisha drejt Budapestit me ftesë të kryeministrit Viktor Orban (Foto)
Ish-Kryeministri Sali Berisha është sot i pari njeri që një qytetari i vjen në mendje të bëjë një denoncim dhe prej katër vjetësh ai e ka patur pjesë kryesore të aktivitetit të tij politik rubrikën “Qytetari dixhital”.
Por për një ditë, këtë primat ia kemi marrë ne të Syri.net, dhe objekt i sinjalizimit është pikërisht vetë ish-kryeministri Sali Berisha. “Udhëtari dixhital” na ka sjellë dy foto ku ish kryeministri i shoqëruar edhe nga zëdhënësja e tij Erla Mëhilli po udhëtojnë në avion drejt Budapestit.
Ish-Kryeministri Berisha është ftuar në një vizitë të veçantë nga kryeministri i Hungarisë dhe miku i tij personal, Viktor Orban. Ky i fundit njihet për simpatinë e pakushtëzuar që ka për ish kryeministrin Berisha, dhe ishte një nga të paktët lider europianë që i doli haptazi në krah dhe pa rezerva kauzës së opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme gjatë 3 muajve të protestës në Çadrën e Lirisë. /SYRI.net/