Berisha: Edi Rama ka pranuar Lulzim Bashën si Kryeministër

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Edi Rama po e përgatit Lulzim Bashën për Kryeministër të Shqipërisë.

I ftuar në “Dritare me Rudinën”, Berisha tha se Rama është duke përgatitur edhe socialistët për rrëzimin e tij.

Pyetje: Një koalicion PD-PS. Si e shikoni ju, a është gati Shqipëria?

Swiss Digital Desktop Reklama

Berisha: Me atë çfarë nuhas unë politikisht, Edi Rama ka pranuar Lulzim Bashën kryeministër. Siç e ndjek unë, ai në mënyra nga më të ndryshme e ka pranuar atë si kryeministër. Ai po përgatit edhe socialistët për rënien e tij. Ai nuk thotë dot se ka bërë asgjë. Unë them që ka bërë diçka. Ai ka bërë 10.6 km rrugë dhe nuk e thotë. Sheshet që ja atribuon vetes janë të Fondit Shqiptar. Veç kësaj shëmtirës në mes të Tiranës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?