Berisha: Edi Rama të merret i pandehur për dosjen “Partizani”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Pas daljes nga SPAK, Berisha tha se Edi Rama duhet të merret i pandehur për dosjen “Partizani”.

Sa për dijeni Rama është kërkuar nga të akuzuarit e dosjes që në fillim që të merret në ndjekje penale, jo dëshmitar. Pse? Sepse Rama një pjesë të mirë të territorit të klubit Partizani e kishte shndërruar në zonë urbane ndërtimi pa asnjë kërkesë të pronarëve, përveçse të peshkaqenit Olsi Rama, i cili kishte vendosur të bëhej milioner në tokë të tjetrit. Është thirrur të pyetet Edi Rama. Por çfarë ndodh prapa? Prapa dha lejet e ndërtimit, më vonë ky e merr vesh që njeri nga pronarët është edhe Jamabër Malltezi. Pavarësisht se ishte dhënë leja, këshilli i territorit kishte votuar, por ky nuk e zbardh lejen. Gjykata e urdhëron ta zbardhë lejen e ndërtimit. Pas vendimit të gjykatës pronarët fillojnë zhvillimin e zonës. Rama dërgon instpektoriatin e tij. Gjykata e dënon Edi Rama me 320 mijë euro dhe ky i paguan nga xhepi i bashkisë për dëmin që i kishte shkaktuar. Pra Rama duhet të ndiqet penalisht për këto”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Ogerta Manastirliu 3457 (62.1%)
Erion Braçe 2113 (37.9%)

Vota totale: 5570