Berisha flet me emra: Ju tregoj kupolën komanduese

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar operacionet e zhvilluara nga policia ditët e fundit që çuan në arrestimin e disa emrave të përfolur, përfshi dy ish-deputetët socialistë.

Në një postim në Facebook, Berisha i jep meritat e operacioneve Italisë dhe Gjermanisë që sipas tij në qindra kilometra përgjime kanë goditur bandën e Partisë Siciliste.

Ai flet me emra dhe thotë se janë 18 nënkomisarë e efektivë policie të përfshirë duke theksuar se në krye janë kryeministri, ministrat dhe drejtues vendorë.

STATUSI I BERISHËS

Qindra kilometra regjistrime per Ramen, Gjushin, ministra, deputete dhe narkokomisare, etj etj!
Gjermania dhe Italia shkatërrojnë bandën e partisë siçiliste dhe te Norieges ne Shqipëri!

Te dashur miq, agjencitë e zbatimit te ligjit te Gjermanisë dhe Italisë goditen bandën e famshme elektorale te qeverise, Avdylaj, klanin kriminal Ndoka te Lezhës te lidhur ngushte me Ramen, Gjushin, dy ministrat e Gjushit ne narkokabinetin Rama, ndrikull Nikollen e deputetin Ndreu si dhe 18 narkokomisare, narkooficere policie etj, etj.

Ne dosjet e ardhura nga Italia dhe Gjermania ka qindra kilometra regjistrime bisedash qe provojne lidhjet koke e kembe me banden e famoze te trafikut te droges Avdylaj dhe narkoklanin Ndokaj te vet Norieges, Gjushit, dy ministrave te Gjushit ne narkokabinetin Rama, ndrikull Nikolles, deputetit Ndreu, si dhe 18 narkokomisareve dhe narkopoliceve te narkopolicise.

Duke shprehur mirenjohjen per te gjithe ndihmen e çmuar te agjensive te vendeve partnere dhe denuar me force dekonspirimet e ketyre operacioneve nga narkokomisare dhe narkoqeveritare, denoj gjithashtu mbrojtjen qe po i behet kupoles politike te klaneve te goditura dhe lidhjeve te tyre me nivelet me te larta te politikes. sb

Berisha Fb

SHKARKO APP