Berisha flet pas seancës: Parlamenti u rrëzua që dje, si mund ta lija unë Vasil Llajon…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në ambientet e jashtme të Parlamentit u ndal sërish para gazetarëve, pas përfundimit të seancës.

“Unë nuk bëra gjë tjetër veçse u thashë që në Parlament janë kartelet e drogës. Ata nuk mund të mos e thoja, të vret Zoti po të mos e thuash atë”, deklaroi Berisha,

“Si mund ta lejoja unë Vasil Llajon, një mjek pa eksperiencë parlamentare dhe e mashtrojnë si të duan… Ai nuk e di që parlamenti u rrëzua që dje, kur shpalli komisione që nuk ekzistojnë në rregullore”, theksoi Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur gazetarët i vunë në dukje se ai është Parlamenti ku opozita ka vendosur të hyjë, Berisha u përgjigj: “Ne erdhëm, por a e patë se si erdhëm?”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?