Berisha: Ja si u bën Rama presion kriminal rektorëve të Universiteteve

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun aktual të qeverisë Edi Rama për presionin kriminal që bën mbi rektorët e Universiteteve.

Deputeti demokrat ka postuar denoncimin e “pedagogut dixhital” në rrjetin social Facebook, ku shkruan “Kjo eshte autonomia e Universiteteve ne Narko-republiken e Norieges!”. “Pedagogu dixhital denoncon: Edvin Kristaq Ramen, qe porosit Plarent Ndercen, sekretarin e pergjithshem te mafies se Ministrise se Ndrikull Viles, te nxjerrin me çdo kusht dhe ne kundershtim me ligjin, mikun e Rames, Arben Gjaten rektor te mjeksise!,” shkruan Berisha.

Postimi i plotë: 

Kjo eshte autonomia e Universiteteve ne Narko-republiken e Norieges!

Sekretari i pergjithshem i mafies se Ministrise se ndrikull Viles, ben presion kriminal mbi rektoret e Universiteteve!

Pedagogu dixhital denoncon:
Edvin Kristaq Ramen, qe parosit Plarent Ndercen, sekretarin e pergjithshem te mafies se Ministrise se Ndrikull Viles, te
nxjerrin me çdo kusht dhe ne kundershtim me ligjin, mikun e Rames, Arben Gjaten rektor te mjeksise!

Rektoret nuk pranuan te shkelin ligjin ndaj dhe mbledhja u shty.

I bej thirrje ministres te shkarkoje menjehere nga detyra dhe te çoje per ndjekje penale mafiozin Ndreca, famoz per afera te medha korruptive.

I bej thirrje prokurorise te nise menjehere hetimet ndaj tij per kete çeshtje dhe aferat e tij korruptive, te denoncuara nga KLKSH.

Me poshte keni denocimin e pedagogut dixhital! sb

“08/06/2017, 11:44:51: Doktor ju përshëndes. Ndaj me ju shqetësimin që ndërkohë që Ministresha e re e Arsimit po merret me mbikqyrjen e zgjedhjeve dhe parandalimin e përfshirjes së mësuesve, Plarent Ndreca po bën fushatë i pari në atë ministri. Dje dhe sot ky njeri me urdhër të Edi Ramës ka marrë dhe kontaktuar çdo rektor të universiteteve publike dhe private që në mbledhjen e sotme të Konferencës së Rektorëve ata të zgjedhin njeriun e tyre, socialistin e thekur Rektor të Mjeksisë Tiranë Arben Gjata.

Universitetet private janë nxehur me këtë njeri i cili është një kamikaz që nuk kandidoi dot në fushatë sepse është në ndjekje penale nga prokuroria.mbledhja e konferencës së rektorëve po kalon në një tension të madh për shkak të presioneve politike dhe banditeske të Plarent Ndrecës ky Arben Gjata është ai doktori që i rregullon vizitat e natës në QSUT Edi Ramës që të ngjajnë si të papritura për të reklamuar pseudoreformat në shëndetësi e shtynë mbledhjen sepse universitetet private nuk pranuan të shqyrtojnë kandidaturën e tij dhe propozimin që vota e universiteteve publike të ketë mbivlerë nga ato të privatit.

SHKARKO APP