Berisha komenton vendimin e Kushtetueses për Ballukun: Edhe gjykata ka mëkatin e madh…

Kreu i PD-së, Sali Berisha, komentoi vendimin e Kushtetueses që la në fuqi vendimin e shfuqizimit nga detyra të zv. kryeministres Belinda Balluku.

Berisha tha se e vlerëson qëndrimin e gjykatësve, por sipas tij, edhe gjykata ka “mëkatin” që i la Ballukut dy muaj kohë për të falsifikuar provat.

“Pas 9 orësh, të ndryrë në një sallë, Gjykata Kushtetuese nuk mori dot vendim për të pranuar kërkesën e Edi Ramës. Në këtë kuadër, unë vlerësoj qëndrimin e atyre gjykatësve, të cilët me guximin e tyre rrëzuan një kërkesë që ishte baras me grusht shteti kundër shqiptarëve.
Natyrisht gjykata ka mëkatin e madh sepse i dha Lubi Ballukut mbi 2 muaj kohë të fabrikojë dhe të falsifikojë çdo dokument. Por siç thotë fjala, më mirë vonë se kurrë. Me atë ndarje katër me katër, të paktën vendimi, kërkesa e Edi Ramës nuk u miratua dhe përfundoi në kosh të plehrave. Në fakt bashkë me Edi Ramën sepse ajo nuk kishte të bënte me Lubi Ballukun, ajo kishte të bënte me pezullimin e Edi Ramës nga detyra. Dhe ai donte të krijonte një mur nga gjykata”, tha ndër të tjera Berisha ditën e sotme në një bashkëbisedim me qytetarët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?