Berisha mbledh aleatët: Të gjejmë konsensus për sistemin zgjedhor dhe për reformën administrativo-territoriale

Sali Berisha mblodhi aleatët, këtë herë jo në seli por në një sallë private. Ai tregoi qëllimin e takimit, që ishte gjetja e një dakordësie për reformën reformën zgjedhore dhe reformën administrativo-territoriale, për t’u paraqitur me propozime të unifikuara të opozitës, para një mazhoranca që i ka numrat edhe e vetme të veprojë si të dojë.

“Ne nuk jemi mbledhur se rezultatin e zgjedhjeve e diktoi kodin elektoral. Rezultatin e diktoi droga, krimi, e diktoi partia shtet. Shqipëria ka pasur sisteme të ndryshme për zgjedhjen e deputetëve. Natyrisht nuk mund të them se PD nuk ka pasur rolin kryesor në këto përcaktime së bashku me PS që kanë qenë dy forcat politike kryesore”, tha Berisha.

Partitë e vogla mbetën jashtë Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe atë Territorialo-Administrative, por lideri demokrat pohoi se anëtarët e selisë blu përfaqësojnë interesat e të gjithë pakicës në tryezë, ndaj kërkoi prej aleatëve të tij gjetjen e një konsensusi se çfarë do t’i kërkohet kundërshtarit politik.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë dua t’u garantoj për vullnetin e plotë të PD, të përcaktojmë së bashku atë sistem që ne si forca politike opozitare e konsiderojmë më të dobishmin. Pa asnjë lloj pretendimi që ne do të qëndrojmë në përzgjedhjen tonë pa mirëkuptimin dhe ujdinë me ju. Le të bëjmë ne këtu një përzgjedhje të përbashkët”, tha Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pavarësisht se Berisha kërkoi që të bindte aleatët se problemi ishte Rama, të vegjlit kanë një optikë tjetër dhe thonë se opozita problemin e ka edhe te Kodi Zgjedhor. “Rama padiskutim që blen zgjedhje, por kjo e thelon fitoren, por fitoren bazë ja jep ky Kod Zgjedhor që është problematik, antikushtetues”, tha Nard Ndoka, kryetar i PDK. “Një reformë zgjedhore që të rrisë standardet demokratike, të rrisë pluralizmin dhe të kemi zgjedhje të lira dhe të respektohet vota e qytetarit”, tha Shpëtim Axhami, kryetar i PLL.

Pasi dëgjoi të gjitha mendimet e aleatëve, Berisha i siguroi se kjo tryezë nuk do të jetë e fundit. Po ashtu kërkoi prej tyre që çdo propozim ta zyrtarizojnë duke e depozituar në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?