Berisha: Më 17 prill Shqipëria në Tiranë për dorëheqjen e Ramaduros! Shpresa e vetme e shqiptarëve mbetet opozita
Sali Berisha zhvilloi këtë të shtunë një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, ku komentoi zhvillimet e fundit politike dhe paraqiti qëndrimet e opozitës për situatën në vend. Në fokus të fjalës së tij ishte protesta e 22 marsit, të cilën ai e cilësoi një jehonë të gjerë kombëtare dhe ndërkombëtare. Berisha paralajmëroi vijimin e protestave dhe bëri thirrje për pjesëmarrje në protestën e 17 prillit, duke e cilësuar atë si një moment kyç për opozitën. Sakaq kreu i PD-së ka ndarë edhe një mesazh për këtë zhvillim në Facebook.
KOHA JONË SONDAZH

