Berisha: Me Sky Ecc janë porositur krime kundër opozitës

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ka hedhur akuza të rënda kundër maxhorancës. Berisha ka thënë me Sky Ecc janë porositur krime kundër opozitës.

“Rama ka ngrënë dardhat e Çyrbjes. Rasti Çyrbja implikon kryeministrin. Në Shqipëri, vendimet merren nga krimi. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen, sepse ka ngrënë dardhat e një njeriu, që përfaqësonte klanin më të rrezikshëm. Mos harroni se Çyrbja nuk është peshku i madh. Klani Avdylaj çoi në parlament Çyrbjan. Rama me McGonigal me Sky Ecc kanë porositur krime kundër opozitës. Rama ka përdorur disa telefona të koduar”, tha Berisha.

SHKARKO APP