Berisha në Kuvend: 20 shkurti do të jetë fundi juaj!

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur sot në Kuvend lidhur me protestën e ardhshme të opozitës, e caktuar për në 20 shkurt.

Berisha u është drejtuar deputetëve të mazhorancës duke u thënë se “20 shkurti do të jetë fundi juaj”!

“Po mbroni hajdutë. Edi Rama është i dënuar nga shqiptarët. 10 shkurti e dëshmoi. 20 shkurti do jetë fundi juaj. 20 shkurti është dita kur shqiptarët përmbysin tiranitë, ndaj dhe ftoj qytetarët shqiptarë t’ua hedhin në Lanë këto imunitete hajdutëve, dhe bashkë me ta edhe hajdutët. Parlamenti është i sovranit. Parlamentin do e mbrojnë qytetarët. E kuptoni se jeni në panik. Meritoni zhdukjen dhe këtë parlament do ta mbyllin shqiptarët një minutë e më parë”, tha Berisha ndër të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?