Berisha: Po shkoj në Urgjencë te Nallbati, ishte sulm personal ndaj deputetit të PD
Sali Berisha është nisur për tek Urgjenca aty ku është transportuar deputeti i PD, Bledion Nallbati, i cili mbeti i lënduar gjatë protestës së të martës. Kreu i PD-së tha se sulmi ndaj tij ka qenë pa asnjë shkak dhe personal. “Sulm personal ndaj tij pa asnjë shkak. Banditët kanë shkuar dhe e kanë goditur. Po shkoj në Urgjencë te Nallbati”, tha Berisha teksa doli nga selia. Në një njoftim zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se deputeti është në gjendje stabël. Po ashtu theksohet se 14 efektivë kanë mbetur të plagosur.
KOHA JONË SONDAZH

