Berisha: Rama ka premtuar lirimin e Shullazit brenda 4 muajsh

Kryeministri Edi Rama ka premtuar lirimin nga burgu brenda 4 muajve të Emiljano Shullazit, ndërsa ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri mban kontakte të rregullta me të.

Kështu shkruan ish-kryeministri Berisha në faqen e tij në Facebook, duke iu referuar një informacioni nga Drejtoria e Burgjeve.

Më poshtë postimi i plotë i Berishës.

“Edvin Shullazi dhe Saje qorri ne kontakt te rregullt me Milin e Partise!

Te dashur miq, burime nga drejtoria e burgjeve dhe policia kriminale informojne:

Saje qorri zhvillon takime te rregullta javore, koke me koke ne nje dhome te veçante me Milin e partise. Keto takime zgjasin rreth 1.5 ore. Ne takimin e fundit oficeri dixhital informon se Edvin Shullazi i ka premtuar Milit te Partise lirimin e tij nga burgu brena 4 muajve te ardhshem.

Oficeri dixhital informon gjithashtu se Milit te Partise i jane siguruar disa sherbime te rezervuara ne kesi rastesh vetem per vipat me trajtim special duke shkelur rregullat e caktuara per sjelljen dhe qendrimin ndaj personave ne paraburgim apo burgim! 

SHKARKO APP