Berisha: Rama mban vendin peng dhe nuk i heq imunitetin Ballukut! Po na mbyll dyert me BE
Nga Foltorja me demokratët në Durrës, Sali Berisha nuk ka i ka kursyer kritikat dhe akuzat për kryeministrin Edi Rama dhe Belinda Ballukun. Ai tha se kreu i qeverisë e mbron Ballukun sepse ka hallin e tij, ndërsa shtoi se tashmë deputetja e PS-së është kapur me vjedhje të mëdha, por pavarësisht kësaj kryeministri e mbron.
”Që të dalin dokumente duke vjedhur dhe ka tre muaj që mban vendin peng dhe nuk i heq imunitetin asaj që ka të regjistruara 300 apartamente. 15 markete, 2-3 vila në Dhërmi, pa llogaritur çfarë ka në Greqi dhe vende të tjera. Para dy ditësh ju tha se ka bërë punë të jashtëzakonshme, por ajo ka bërë vjedhje të jashtëzakonshme. Por vjen një moment që duhet të pranojmë që këta njerëz që janë në pushtet për të garantuar të drejtat e shqiptarëve, apo që të vjedhin çdo ditë dhe të qëndrojnë mbi ligjin?
Nuk kam dëgjuar që të ketë qeveri që të kapet hajdute dhe të bëjë ligjin që nuk mund të kapet. Kjo është njësoj ‘si të thuash që vjedhja është legjimite’. A mund të presim nga organizatë kriminale zgjidhje? Përkundrazi çdo ditë që kalon bëhet më keq. Ai fushatën e bëri me integrimin europian. A do lejojmë ne që kriminelë si Rama dhe Vuçiç të mbyllë dyert e Europës për ne? Kurrën e kurrës! Ky Shqipërinë do ta shndërrojë në çifligun e tij për ta vjedhur. Por tashmë stina është e demokratëve”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

