Berisha: Rama po bllokon kërkesën për heqjen e imunitetit të Ballukut
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se mazhoranca po bllokon kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të deputetes, Belinda Balluku.
Në një deklaratë për mediat, Berisha theksoi se “është Rama vetë ai që bllokon dërgimin e raportit të anëtarëve të komisionit në kryesinë e parlamentit për t’u futur në agjendë.
Me vendimin e tij, në këtë mënyrë siç ka ecur, de facto asgjëson drejtësinë. Askush nuk e mbështet atë në këtë rrugë. Është detyra jonë, është misioni ynë, misioni i qytetarëve shqiptarë të mos pranojnë kurrë t’u mbyllen dyert e Evropës.
Ndaj dhe sot më shumë se kurrë nevojitet të bashkohemi kundër këtij rreziku të jashtëzakonshëm për fatin tonë, për të ardhmen tonë. Për sa kohë është BE e ardhmja më e mirë dhe fati më i madh i shqiptarëve është anëtarësimi në BE. Nuk mundet kurrë një njeri për interesa personale të na mbyllë dyert”, tha Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

