Berisha: Sekretari i mafies së Kryeministrisë po përgatit blerjen e energjisë kundër ligjit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot publikisht Ëngjell Agaçin, sekretarin e Përgjithshëm në Kryeministri, ndërsa e akuzon atë për vjedhje energjie.

Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një mesazh të qytetarit dixhital, që sipas këtij të fundit Agaçi në kundërshtim flagrant me ligjet, ka përgatitur vendimin për blerjen e energjisë, jo nga OSHEE siç përcakton ligji, por nga KESH.
19114080_804554966372079_3919840796231613122_n
MESAZHI I BERISHËS
Uje fle, hajni nuk fle!
Sekretari i pergjthshem i mafies se Kryeministrise, famozi Agaçi pregatit vendimin per vjedhjen e madhe te rradhes ne blerjen e energjise!
Zyrtari dixhital denoncon:
Agaçin e kryeministrisë, i cili ne kundershtim flagrant me ligjet, ka pregatitur vendimin per blerjen e energjise, jo nga OSHEE sic percakton ligji, por meqene se Ardian Çela nuk eshte me ne drejtim te OSHEE, vendimi perzgjedh KESH per te blere energjine pasi me drejtorine e ketj te fundit, ndahen pa veshtiresi dhjetera milione euro ne dem te qytetareve shqiptar. I bej thirrje prokurorise se shtetit te godase me forcen me te madhe te ligjit kete mega korrupsion te sekretarit te pergjithshem te mafies shteterore, Agaçi dhe narko-drejtorit te pergjithshem te KESH. Lexoni me poshte mesazhin e zyrtarit dixhital! sb

“Doktor kete vere do te jemi pa drita sepse hidrocentrali i fierzes eshte zbrazur pa filluar behari akoma. po fillon te duket kukesi i vjeter.
Me nje akt banditesk dhe antiligjor, nen orkestrimin e mega hajdutit agaci dhe drejtorit te KESH kane pergatitur farsen e radhes. Kerkojne ti japin te drejte drejtorit te KESH te vjedhe me tender per llogari te mega-hajdutit, duke blere energji me pretekst se eshte perkeqesuar niveli i kaskades se fierzes.
Nderkoh qe detyrimin per te blere energji nga importi per te perballuar humbjet dhe per te siguruar me furnizim te panderprere i ka OSHEE. Kjo manover do te kete humbje te madhe te dyfishte nga njera ane KESH panvaresisht cmimit te blerjes, eshte i detyruar ti shese OSHEE me cmim tavan ~3 Leke/KWh (psh e blen me 20 Leke/KWh dhe e shte me 3 Leke/KWh) dhe nga ana tjeter OSHEE detyrohet te bleje serisht nga importi per te perballuar humbjet.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?