Berisha: Ushtria në fushatë për votat
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sot Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli se ka angazhuar ushtrinë në fushatën e saj elektorale ku garon për një mandat tjetër si deputete në qarkun e Kukësit.
STATUSI I BERISHËS
Ushtri për votë, Ushtri për votë! Turp për votë, turpe për votë!
Ndrikull Kodhelli, që përdori aeroportet e ushtrisë për transport droge, angazhon ushtrinë në fushate elektorale! I bëj thirrje prokurorisë të nisë menjëherë hetimin ndaj këtyre mercenarëve me uniformë që nuk njohin ligj as nder!sb
“Përshëndetje z.Berisha kjo sa po ndodh në Has, Mimi Kodheli ka sjell mjetet e ushtrisë për të mbyllur sa gropa në fshatrat e Hasit në këmbim të votave, ju lutem anonim”.