Berishës iu ndërpre fjala në KiE, Balla poston videon: Shkoi atje fshehurazi, bufi është mësuar në foltoren e Kuvendit
Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla ka postuar videon nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ku Sali Berishës i është fikur mikrofoni.
Drejtuesja e seancës mbyll mikrofonin teksa Berisha akuzonte se Shqipëria është kthyer në një narkoshtet. Balla shkruan se Berisha është mësuar në Kuvendin e Shqipërisë që vjell vrer pa fund, ndërsa në KiE koha është strikt. Të njëjtat rregulla, shkruan Balla, do të integrohen dhe në parlamentin tonë.
Po ashtu Balla nuk e anashkaloi faktin që Berisha ka shkuar në KiE duke i marrë vendin Albana Vokshit. ”Bufi është mësuar që përroin psiqik ta zbrazë për minuta pafund në foltoren e Kuvendit. Ndërkohë që në Asamblenë Parlamentare apo parlamentet e Europës koha është 1-2 minuta. Shikojeni si ja ndërpret fjalën drejtuesja e seancës. Nuk po komentoj edhe faktin që ka shkuar atje fshehurazi. Është koha që këto rregulla t’i kemi edhe në Kuvend. E paimagjinueshme në Europë diskutime 10 minuta”, shkruan Balla në postimin e tij.
KOHA JONË SONDAZH

