Besnik Mustafaj: Humbja e tretë në zgjedhje do ishte “vdekje politike” për Lulzim Bashën

Ish-ministri dhe ish-deputeti demokrat Besnik Mustafaj, njëherësh ish-ministër i Jashtëm në kohën kur qeverisë Sali Berisha, thotë se pas muajit prill Partia Demokratike duhet të përgatitet për zgjedhjet e ardhshme. Duke u ndalur tek zgjedhjet vendore që pritet të zhvillohen vitin e ardhshëm, Mustafaj tha në rubrikën “Opinion” në “News24”, se zgjedhjet lokale nënvlerësohen nga partitë politike.

Ai thotë se kjo do të jetë përballja e tretë e Bashës në zgjedhje, qofshin ato parlamentare apo vendore, nga koha kur është vendosur në krye të PD-së. Sipasj Mustafajt, një tjetër humbje në zgjedhje, do të ishte “vdekja e tij përfundimtare politike”.

Sakaq, ai ka komentuar edhe ligjin për gjuhën në Maqedoni, të cilin e cilësoi si jo të përsosur, por “hap me rëndësi, i dobishëm, dhe kushtetues”. Mustafaj tha se Presidenti Ivanov nuk do të mundë ta bllokojë ligjin, duke theksuar se shqiptarët në Maqedoni janë shtetformues.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?